Extra As Parisi, as Londra dhe as New York-u, ja cili është qyteti...

As Parisi, as Londra dhe as New York-u, ja cili është qyteti më i vizituar në botë

Kur përmenden qytetet që janë magnet për turistët, gjëja e parë që të vjen ndërmend është Parisi, Roma apo Londra. Megjithatë, sipas “Euromonitor International”, asnjë nga këto destinacione nuk zuri vendin e parë në listën e qyteteve më të vizituara në botë për vitin 2023.

Ishte Stambolli që pati më shumë ardhje ndërkombëtare vitin e kaluar. Qendra ekonomike dhe kulturore e Turqisë mirëpriti një numër të pabesueshëm 20.2 milionë vizitorë në vitin 2023 dhe parashikohet që ky numër të jetë edhe më i lartë në vitin 2024.

Vendi kohët e fundit ka lehtësuar vizat për udhëtarët nga SHBA-ja dhe Kanadaja, dhe me pasurinë e pamjeve kulturore verbuese dhe një përzierje të kulturës aziatike dhe evropiane, nuk është çudi që qyteti është kaq popullor.

Shumë turizëm nuk është gjithmonë një bekim – vetëm Hagia Sophia mirëpret rreth 3.5 milionë njerëz në vit dhe hyrja tashmë u kushton vizitorëve 25 euro.

Sipas National Geographic, koha më e mirë për të vizituar Stambollin është pranvera ose vjeshta, (Prill, Maj dhe Shtator), sepse ka më oak turma se në verë.

Londra zuri vendin e dytë në listë me 18.8 milionë, dhe duke pasur parasysh që numri i vizitorëve në qytet është kthyer në nivelet para pandemisë, nuk është një surprizë e madhe. Dubai është në vendin e tretë me 16.8 milionë banorë dhe Antalia, një tjetër qytet turk, në vendin e katërt.

Lista e 10 qyteteve më të vizituara në vitin 2023 sipas Euromonitor International përfshin:

1- Stamboll, Turqi

2- Londër, Mbretëri e Bashkuar

3- Dubai

4- Antalia, Turqi

5- Paris, Francë

6- Hong Kong

7- Bangkok, Tajlandë

8- New York, SHBA

9- Cancún, Meksikë

10- Mekë, Arabi Saudite