Politika “Nuk mund të shkojmë mbrapa!”, Blinken për tensionet Kosovë-Serbi: Dialogu i lehtësuar...

“Nuk mund të shkojmë mbrapa!”, Blinken për tensionet Kosovë-Serbi: Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i duhur

I pyetur se çfarë mendon për zhvillimet e fundit në Kosovë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vuri theksin te dialogu i lehtësuar që Bashkimi Evropian ka sugjeruar. Sipas tij, nuk mund të shkohet më mbrapa në kohë, duke shtuar se Kosova e Serbia duhet të ndjekin udhëzimet e aleatëve ndërkombëtarë.

Në përgjigjen e tij ai vlerësoi edhe Shqipërinë për rolin e rëndësishëm në integrimin rajonal.

Pyetje: Si i shihni zhvillimet më të fundit në Kosovë?

Antony Blinken: Kur nisa të punoja në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë sfida kryesore ishte Ballkani, rajoni. Fillimisht ishte Bosnje-Hercegovina dhe më pas Kosova kështu që shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe qartë. Jemi vërtet persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë mbrapa, tek ajo që njerëzit kanë përjetuar prandaj jemi të angazhuar që të çojmë përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Europën. Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i duhur dhe dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë që ka qenë një forcë për integrim rajonal. Ne e dimë se cila është alternative se e kemi përjetuar, e kemi parë prandaj jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe të punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet.