Extra As tufani nuk e ndal dasmën, nusja ecën në altarin e përmbytur...

As tufani nuk e ndal dasmën, nusja ecën në altarin e përmbytur (Videoja virale)

As tufani nuk ka mundur të ndalojë kurorëzimin e dy të rinjve.

Një çift në Filipine ka vazhduar me ceremoninë e martesës pavarësisht përmbytjeve për shkak të tufanit Doksuri ditën e diel.

“BBC” ka ndarë disa pamje ku nusja, e veshur me fustan të bardhë e vello shihet duke ecur drejt altarit të përmbytur. Familjarët dhe të ftuarit e tjerë sillen rreth kishës me çizme llastiku e sandale.

Tufani Doksuri, i quajtur nga vendasit Egay ose Fajkoi ka shtuar shirat musonikë dhe ka shkaktuar përmbytje në rajonin Bulacan.