Aktualitet Mashtronin shtetas të huaj në call center, 6 në pranga. Shpallet në...

Mashtronin shtetas të huaj në call center, 6 në pranga. Shpallet në kërkim administratori i subjektit

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Selita Center” janë arrestuar në flagrancë 6 punonjës, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në një call center duke mashtruar shtetas të huaj. Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i subjektit, 31-vjeçari me iniciale J.M.

Policia njofton se gjatë operacionit janë kapur në flagrancë në ambientet e firmës 53 punonjës të punësuar në mënyrë të kundraligjshme, ku asnjë prej tyre nuk ishte deklaruar në organin tatimor.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin e dyshuar të paligishëm, “Mashtrim kompjuterik”, “Punësim i paligjshëm”, “Fshehje e të ardhurave””, “Pastrim i produkteve të veprës penale, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”‘, të kryera në bashkëpunim.