Në Kongresin zgjedhor të Partisë Socialiste dolën dhe anëtarët e rij një të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
135 janë të zgjedhurit me votë nga delegatët e Kongresit, ku bie në sy rikonfirmimi i dy ish-kryebashkiakëve më jetëgjatë të Partisë Socialiste, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ish-ambasadori në Turqi, Genti Gazheli, i larguar pas rastit të Alvin Berishës, apo dhe drejtori i OSHEE, Ardian Çela, janë gjithashtu mes të zgjedhurve.
Asambleja e re do të ketë më shumë femra, 45.2% e anëtarëve.
Sipas njoftimit të Partisë Socialiste-së, në Kongres votuan 1242 delegatë ose 85.3% e totalit.