Përveç policisë, në terren kanë zbritur edhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Duke filluar nga kjo e premte, ata do të monitorojnë çdo lagje të Tiranës, ku do të konstatojnë çdo shkelje të qytetarëve ndaj rregullave të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministria e Mbrojtjes paralajmëron të gjithë qytetarët që nuk respektojnë fashat oraret dhe masat e bëra publike, se do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit.
Vetëm të enjten, u gjobitën me 100 mijë lekë të vjetra 234 këmbësore dhe janë bllokuar 75 automjete.