Extra Ashton Kutcher dhe Mila Kunis zbulojnë se lahen rrallë, po ashtu dhe...

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis zbulojnë se lahen rrallë, po ashtu dhe fëmijët e tyre

Mesa duket, familja Kutcher-Kunis po kursen kur bëhet fjalë për shampo dhe sapun. Në një episod të Dax Shepard, “Armchair Expert”, çifti në një moment flasin për të bërit dush.

Kunis, flet për fëmijërinë e saj:

“Nuk kisha ujë të nxehtë/të ngrohtë gjatë fëmijërisë, prandaj nuk bëja shpesh dush.”

Kjo duket se ka vazhduar edhe me dy fëmijët e saj dhe Kutcher, Wyatt, 6 vjeç dhe Dimitri, 4 vjeç.

“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, shton Mila.

Ndërsa aktori thotë se “kjo i ka bërë më të fortë tani që janë rritur”.

“Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk ka pse”, shprehet Ashton.

Aktori thotë se ai lan çdo ditë “vetëm sqetullat dhe organin gjenital” dhe se ka një tendencë “t’i hedhë ujë fytyrës pas një stërvitjeje, sa për të nxjerrë gjithë kripërat jashtë”.

Kunis thotë se e lan fytyrën dy herë në ditë.