Një 50-vjeçar britanik u zhyt në ujërat e akullta të Polit të Veriut, atje ku askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë më parë, në një lumë nën “fletët” e akullit.
Fillimisht, ai u fut për të parë zonën në një tunel të mrekullueshëm me një blu të shndritshme të formuar në masën më të madhe të akullit në Tokë. Më pas, Lewis Pugh, nga Devoni, u zhyt në ujë në disa gradë nën zero, ku notoi për 8 minuta.
Teksa përfundoi me sukses këtë aventurë të çmendur, Pugh u shpreh se nën fletën e akullit i zhytur në ujë, për të, ishte vendi më i bukur në botë.
“Ishte e mrekullueshme. Çdo gjë e kaltër. Por mua më janë dashur shumë vite stërvitje për të notuar këto 8 minuta dhe një ekip i jashtëzakonshëm që më mbështeti. Kur pash skuadrën time në fund ndjeva një lehtësi të madhe”, është shprehur ai, duke nënkuptuar vështirësinë e kësaj aventure të bukur, por mjaft të rrezikshme.