“Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë”, ka komentuar Sibel Halimi, kandidate për Kryetare të Komunës së Ferizajt nga LDK, pas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ.
“Por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar”, ka vazhduar më tej shkrimin e saj në llogarinë personale në Facebook.
Sibel Halimi doli e treta në garën për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit dhe mori vetëm 4.557 vota, ose 9,36%. Edhe përkundër këtij rezultati, Halimi ka premtuar se do të vazhdoj të fuqizojë kauzat pas të cilave kërkoi besimin e qytetarëve të Ferizajt.
As Mimoza Kusari nuk arriti të siguroj ulësen e të parës së Gjakovës.
Si kandidate për kryetare të kësaj komune, nga radhët e Vetëvendosjes, Kusari-Lila, ka mbledhur 14.819 vota, ose 37,08%, duke u radhitur e dyta në listën të cilës i prin Ardian Gjini nga AAK me 46,00% të votave të mbledhura, nga totali numrit të votuesve.
Kusari nuk ka dhënë as një prononcim dhe nuk ka shkruar asnjë koment, për humbjen që pësoi në Gjakovë, komunë kjo të cilën e udhëhoqi për katër vite. Në zgjedhjet e vitit 2013, pas raundit të dytë të zgjedhjeve.
Garën në këto zgjedhje e ka humbur edhe Floretë Zejullahu.
Ajo kandidoi nën ombrellën e PDK-së në komunën e Podujevës, por mori vetëm 6,52% të votave duke u radhitur e treta në listë.
E treta në listë doli edhe Leonora Morina-Bunjaku, kandidate për kryetare të komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së.
Ajo mundi të siguroj vetëm 3.274 të votave ose 8,08% të totalit.
Në zgjedhjet e 17 shkurtit në Kosovë, në garë për kryetar komune ishin 14 gra.