E ndërsa shtohen dyshimet për prezencën e variantit “Delta” në vendin tonë, në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, pesë qytetarë në Tiranë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.