Shifrat e pandemisë në Shqipëri vijojnë të jenë në shifra minimale.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar nga Kavaja.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID-19 në vend.
Po marrin trajtim spitalor të specializuar dy pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.