Histori Si sot 49 vite më parë ndërroi jetë “Skënderbeu”

Si sot 49 vite më parë ndërroi jetë “Skënderbeu”

Në kujtim të aktorit Akaki Khorava, personazhi i Skënderbeut në filmin e vitit 1953 që vdiq më 23 qershor 1972.

Nuk ka njeri të mos e njohë si fytyrë, por pak e dinë se cili emër fshihet pas personazhit të Skënderbeut në filmin e vitit 1953.

Ai është gjeorgjiani Akaki Khorava, lindur më 29 prill 1895. Studimet i ka kryer në Kiev dhe Tbilisi. Në 1939 u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Katër herë u zgjodh anëtar i Këshillit Suprem Sovjetik (1937-1958). Në vitin 1946 merr titullin “Artist kombëtar i BRSS”. Po ashtu është nderuar pesë herë me Çmimin “Stalinisti” dhe dy herë iu dha “Urdhri i Leninit”.

Pas një karriere të mirë si aktor e regjisor, ndërroi jetë më 23 qershor 1972 në Tbilis.

Në dokumentet e ish-Arkivit Qendror të Partisë, gjendet ky material ku për filmin “Skënderbeu” shkruhet se: “Ne lidhje me filmin Skenderbeg artistet tane kane dale mire ne provat dhe nga mezi i Tetorit do të niseshin per ne Krime. Keto prova i ka pare edhe shoku Komandant kur ishte ne Moske, prandaj i lutemi asaj Drejtorie qe te informohet nese shoku Komandant ka nonje vrejtje ne lidhje me kete çeshtje per tja transmetuar Legates s’one ne Moske (F.14/APSTR, V. 1952, D. 626)“, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në një postim në Facebook.