“Ne mund të provojmë brenda dy vitesh se alienët ekzistojnë”, thonë astronomët.
Është identifikuar një klasë e re e planetëve potencialisht të banueshëm-duke e bërë kërkimin për jashtëtokësorët një hap gjigant përpara. Të quajtur planetët Hycean, ata janë të nxehtë, me atmosferë të pasur me hidrogjen dhe oqeane të thella.
Një ekip britanik po kërkon për “nënshkrimet biologjike” mbi to, molekula që janë shenja të jetës.
Dr Nikku Madhusudhan, nga Universiteti i Kembrixhit, tha: “Planetet e Hycean hapin një rrugë krejt të re në kërkimin tonë për jetën diku tjetër. Ne jemi përqendruar në planetë të ngjashëm me Tokën, që është një vend i arsyeshëm për të filluar. Por ne mendojmë se planetët Hycean ofrojnë një shans më të mirë për të gjetur disa gjurmë të biosinnigrimeve. Kjo do të transformonte të kuptuarit tonë për jetën në univers.
Ne duhet të jemi të hapur se ku presim të gjejmë jetë dhe çfarë forme mund të marrë ajo jetë pasi natyra vazhdon të na befasojë në mënyra shpesh të paimagjinueshme”.
Gjetjet përmirësojnë masivisht shanset që jeta të ketë evoluar diku tjetër dhe mund të jetë e përhapur. Shkencëtarët shpresojnë ta gjejnë atë me teleskopin hapësinor James Ëebb, i cili do të nisë këtë vit.
Planeti më premtues-i njohur si K2-18b-është 110 vite dritë larg.