Tre shokët e autorit të dyshuar për ekzekutimin e Nardit te Bujtinave, ndodhen në Gjykatën e Shkodrës për masë sigurie.
Ata janë Alfred Martini dhe vëllezërit Bilbert e Kleandro Toma. Të tre këta persona në dëshminë e tyre në polici kanë mohuar akuzat për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në vrasjen e Ferdinant Polisë.
Ndërkohë autori i dyshuar A.S është ende në arrati.
Ferdinant Polia u ekzekutua më 20 Mars, në një pritë, tek vendi i quajtur Kthesa e Grudës.
Ai mori 18 plumba në trup nga 20 që autori shtiu me automatikun tip “scorpions”.
Në makinë ndodhej dhe pronari i servisit, shoku i tij, Xhovani Mirashi, i cili u shpëtoi mrekullisht plumbave. Motori i autorit u gjet i shkrumbuar në zonën e Postribës.
Ende nuk ka një variant për motivin e vrasjes së Polisë.