Lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër të tjera detaje janë zbardhur.
Viktima e atentatit është Ferdinand Polia nga Thethi, 35 vjeç i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”.
Sipas informacioneve Polia ishte bashkë-pronar i një bujtine në zonën turistike teksa është ekzekutuar me breshëri plumbash nga person/a të pa identifikuar.
Fillimisht Polia u transportua në spital por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Atentati ndodhi në fshtin Grudë të Shkodrës rreth orës 16:30.