Sport Atletico zhyt Barcelonën më tej në krizë

Atletico zhyt Barcelonën më tej në krizë

Atletico Madrid ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 përballjen ndaj Barcelonës që kishte rezervuar java e 8 e La Liga.

Vendasve iu desh vetëm një pjesë loje për të marrë këtë fitore përballë një Barcelone që zhytet në krizë nga ndeshja në ndeshje dhe që nuk sheh një dritë në fund të tunelit.

Lemar dhe ish-katalanasi Suarez ishin atë që vulosën fatin e kësaj ndeshje, që mund të shkonte dhe më thellë, por që u ndal disa herë nga portieri i miqve.

Atletico i bashkohet ekipit tjetër të Madridit në krye të tabelës, ndërsa Barcelona këtë vit duket sikur i përket një kategorie tjetër.