Dhjetëra-mijëra australianë u evakuuan sot nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin si pasojë e kushteve meteorologjike katastrofike.
Temperaturat kanë arritur sot mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e forta kanë shkaktuar qindra zjarre në pyje, shumica prej të cilave kanë dalë jashtë kontrollit.
“Në raport me parashikimet, për sa i përket skenareve më të këqija, që ne kishim bërë, ato u realizuan”, theksoi me keqardhje kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian.
Sidnei ka regjistruar sot temperatura rekord me 48,9 gradë Celsius.
Qyteti më i populluar i Australisë, që numëron më shumë se pesë milionë banorë, është i kërcënuar nga ndërprerja e energjisë elektrike pas shkatërrimit të linjave elektrike si pasojë e zjarreve.
“Në Canberra, temperaturat arritën në 44 gradë Celsius, një shifër e pazakontë”, sipas një zëdhënësit të shërbimeve meteorologjike australiane.
Në këto dy qytete, temperaturat pritet të rriten.
Gjendja e jashtëzakonshme është dekretuar në juglindje të ishullit, rajoni më i populluar dhe është urdhëruar evakuimi i më shumë se 100 000 personave në tre shtete.