Qeveria e Australisë ka filluar një aplikim të diskutueshëm të gjurmimit të kontaktit për të trajtuar koronavirusin e ri, pavarësisht shqetësimeve për privatësinë dhe sigurinë.
Ministri federal i Shëndetësisë, Greg Hunt tha sot se aplikacioni ”COVIDSafe”, “ndihmon në gjetjen e njerëzve që mund të kenë qenë në kontakt me një person, i cili është pozitiv me këtë diagnozë”.
Hunt tha që të dhënat janë “të koduara dhe askush nuk ka qasje në to”, madje as ai vetë dhe as zyrtarë të Commonwealth-it.
“Është gjithashtu e ndaluar me ligj”, u tha Hunt gazetarëve në Kanberra.
Aplikacioni i qeverisë australiane, i ndërtuar në partneritet me komunitetin mjekësor, bazohet në programin e ngjashëm ”Tracetogether” të Singaporit.
”COVIDSafe” regjistron lidhjet Bluetooth ose shtrëngimet ‘dixhitale’ të dorës me telefonat e tjerë brenda 1,5 metrave dhe njofton nëse është në kontakt me një përdorues tjetër që ka provuar pozitiv për koronavirus.
Të dhënat e koduara, të ruajtura në një server qendror në Australi, dërgohen më pas tek autoritetet shëndetësore të shtetit.