Australia i ka bërë të paligjshme udhëtimet me Indinë. Qytetarët që kthehen në vend nga ky shtet mund të përballen me burg deri në 5 vite ose me gjoba të majme.
Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi është marrë “bazuar proporcionin e njerëzve të karantinuar që janë infektuar me Covid-19 në Indi”.
Gjatë kësaj jave, Australia ndaloi të gjitha fluturimet me Indinë. Kjo është hera e parë që ky shtet kriminalizon kthimin e shtetasve të saj në vendin e tyre. Vlerësohet se rreth 9 mijë qytetarë të Australisë janë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si vulnerabël. Vendimi është nxitur edhe nga fakti që India po përjeton periudhën më të keqe në pandeminë koronavirus.