Vijojnë të jetë jashtë kontrollit vatrat e zjarrit në Australi që prej muajsh kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Të paktën 20 shtëpi u shkatërruan nga flakët e “ferrit” gjatë fundjavës në Malet Gospers, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë me disa se situata nga ndotja në Sidnei është shumë e rëndë dhe duhet shpallur emergjenca.
Sipas autoriteteve vatrat e zjarrit tashmë shtrihen nga zona e Lithgow në perëndim, përmes Hawkesbury dhe përfundojnë në brigjet qendrore në lindje.
Grupe të tëra ekspertësh i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa të menjëhershme pasi niveli i ndotjes i ka kaluar me 11 herë shifrat maksimale.