Produksioni i filmit të dytë Avatar do të vazhdojë javën që vjen në Zelandën e Re.
Vendi ka lehtësuar masat e izolimit, ndaj edhe seriali i Amazonit “Lord of The Rings” do të vazhdojë punën e xhirimeve në këtë shtet.
Në fillim të muajit maj qeveria kishte miratuar rinisjen e projekteve filmike në Zelandën e Re, pasi verifikoi protokollet e shëndetësisë dhe sigurisë.
Në një raport të revistës Deadline u tha se disa filma dhe programe televizive tashmë ishin duke e vazhduar punën, dhe se xhirimi i “Avatar 2” do të rinisë javën që vjen, gjë që u konfirmua nga producenti i këtij filmi Jon Landau: “setet e filmit janë gati, dhe jemi shumë të entuziazmuar që po kthe