Një avion i tipit “Beechcraft” ka pësuar një avari në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas.
Avioni me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.
Avioni ishte nisur nga Venecia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Nga incidenti në fjalë nuk ka asnjë të lënduar.
Pas kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin e Rinasit u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Tani fluturimet kanë rifilluar.