Kryesore Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Shqipëri

Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Shqipëri

Rritet sërish numri i vdekjeve nga Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë. Ndërkohë edhe numri i rasteve të reja është rritur duke shkuar në 594 nga 4625 testime të kryera.

Ministria thotë se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74  vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora.

Rastet e reja: 211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë,  29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll,  5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar,  3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

Situata në spitale – Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.

Ndër të tjera, Ministria u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.