Bota Avioni bie në zonë të banuar, marrin flakë shtëpitë

Avioni bie në zonë të banuar, marrin flakë shtëpitë

Një avion është rrëzuar në një zonë të banuar të Nju Xhersit, duke i vënë flakën dy shtëpiave.

Administrata Federale e Aviacionit Amerik dhe Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar në SHBA janë duke hetuar përplasjen.

Pamjet e dala deri tani duken të tmerrshme. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por dy shtëpitë ishin bosh në kohën e aksidentit.