Kina ka zbuluar për publikun avionin e parë “spiun” që nuk kapet nga radarët dhe mund të fluturojë për 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant.
“Skifteri i qiellit” është një avion luftarak por që ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine.
Mjeti fluturues nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi. Ai është produkt i një projekti të nisur nga qeveria kineze që në vitin 2012. Avioni ka një platformë me 7 kamera mes tyre një me rreze infra të kuqe dhe një tjetër me 360 gradë.
Ai mund të arrijë një lartësi fluturimi deri në 7500 metra me 350 kilogramë peshë në bord, ndërsa pesha maksimale që mund të mbajë është 1,5 ton.