Avokati i Kelment Balilit, në një prononcim për gazetarët tha se klienti i tij nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë. Sipas tij, ai është vetëdorëzuar për t’u përballur me drejtësinë, tani që hetimet janë drejt fundit.
Avokati Theodhori Sollaku u shpreh se provat janë të dyshimta dhe nuk ka asnjë dëshmitar apo bisedë të përgjuar.
“Balili nuk i është shmangur drejtësisë, sepse në 2 vjet prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij“, tha Sollaku.
Avokati tha më tej se “është e vërtetë që këto ditë e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve dhe sot u gjetën kushtet”, ndërsa shtoi se e vetmja garanci që ka marrë është ajo ligjore.