Presidenti Bajram Begaj vizitën e tij të parë jashtë vendit si kreu i shtet ka zgjedhur ta bëjë në Kosovë. Ai pritet të udhëtojë drejt Kosovës të hënën e 15 Gushtit.
Lajmin e ka bërë me dije Kuvendi i Kosovës, ku njofton se rreth orës 12:15 të së hënës ai do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Të hënën, 15 gusht 2022, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, thuhet në njoftim.
Begaj pritet të takojë dhe homologen e tij Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës.