Në Frankfurt të Gjermanisë u zhvillua konferencë e parë për shtyp e Kombëtares Shqiptare, ku para medieve dolën Bekim Balaj dhe Frederik Veseli. Sulmuesi shkodran theksoi se kuqezinjtë i kanë të gjitha shanset për të grumbulluar pikët maksimale ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Përgatitjet – “Çdo gjë po shkon mirë. Po përgatitemi me maksimum. Jemi të fokusuar dhe duam rezultate të mira në dy ndeshjet e ardhshme”.
Atmosfera – “Gjërat ndryshojnë, pasi kemi trajner i ri dhe metodë e re pune. E kuptueshme se në çdo ekip ndodh diçka e tillë. Jemi të gatshëm dhe duhet të bëjmë mirë. E rëndësishme është që po shijojmë këtë momentet dhe jemi më mirë”.
Skema – “Të them të drejtën, Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën”.
Dy sulmues – “Kemi luajtur me 1 sulmues. Misteri ka hedhur opsionin të luajmë me dy sulmues. Për secilin sulmues do të jetë mirë të kemi partner. Bashkëpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe. Secili që do të luajë prej nesh do të japë maksimumin”.
Cikalleshi – “Nuk mund të them se nuk është gjë e mirë rikthimi i tij. Ne jemi për interes të përbashkët që të arrijmë maksimumin. Ardhja e Cikalleshit i bën mirë ekipit dhe na ndihmon për arritjen e objektivave”.