Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur sot kryesinë e këtij grupi ka dhënë disa porosi.
Balla u ka kërkuar deputetëve që të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vetting-ut.
Tashmë PS duhet që të bëjë propozimet në Kuvend dhe të nisë negociatat me opozitën lidhur me ndryshimet kushtetuese për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi për të ndryshuar Kushtetutën duhen të paktën 2/3 e votave.
Në bazë të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 institucionet e Vetting-ut kanë mandat deri në fund të këtij viti.
Më pas Vetting-u do të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.