Politika Balla: Nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi pa u dakordësuar me...

Balla: Nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi pa u dakordësuar me SHBA dhe BE

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se nuk do të ketë ndryshime të reformës në drejtësi pa konsultim me SHBA dhe BE.

Taulant Balla: Vizita e Clinton në prag të ditës së pavarësisë së SHBA është e mirëseardhur dhe e gjithë opozita që e konsideron marrëdhënien me SHBA të veçantë, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot ku kryeministri i vendit do të dekorojë Clinton për të gjithë atë kontribut, jo vetëm që që lidhet me pavarësinë e Kosovës, por edhe për marrëdhënien e shkëlqyer të Clinton. Ajo është një ceremoni e hapur, duhet ta respektoni ftesën për të qenë pjesë e kësaj ceremonie.

E dyta që ka të bëjë me debatin në këtë seancë: Kuvendi ka vendosur një standard të mirë, fakti që 5 institucionet janë në të njëjtën ditë për raportet dhe kemi bashkuar në 7 orë e gjysëm debat për këtë çështje, do të ju ftoja të bëheni pjesë e këtij debati, por do të ishte mirë që edhe rezolutat të kalonin me konsensus. E kam thënë një herë tjetër: Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi, do të bëjmë një rezolutë për drejtësinë në tërësi dhe nuk e shoh të bazuar në librat tonë të bëjmë një rezolutë vetëm për SPAK. Ta mendojmë dhe vitin tjetër ta adresojmë.

Reforma në drejtësi ka kaluar, e vërteta është që të flasim hapur prej fundit të Korrikut të vitit të kaluar ka pasur një sërë diskutimesh. Në Shtator kemi ngritur një grup pune, të cilët kanë bërë një proces të hapur sepse i kanë futur të gjithë institucionet të sjellin propozimet. Një gjë ta dini nga ky krahu këtej, ne pa u dakordësuar me SHBA dhe BE, nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Pa marrë dakordësinë e këtyre 2 partnerëve nuk do të ishim këtu. Komisioni, grupi i punës e ka përmbyllur dhe ju jeni pjesë e këtyre komunikimeve ku institucionet sjellin vlerësimet. Këtë javë, takim me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk mund ta bëjmë reformë dhe nëse ka vullnet politik t’i miratojmë në seancën e fundit ose ta fillojmë Shtatorin me miratimin e këtyre ndryshimeve.