Kryesore Berisha-Felajt: E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp!

Berisha-Felajt: E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp!

E fokusuar te çështja emërimeve në drejtësi ka qenë fjala e Sali Berishës në seancën parlamentare të kësaj të hëne.

Berisha akuzoi mazhorancën se ka kufizuar kohën për debat në ditën kur raportohet për drejtësinë.

Sipas tij, kjo lëvizje tregon se ata janë të frikësuar prej krimeve elektorale.

“Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj. Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit”, tha Berisha.

Dy fjalë, ai i dedikoi në veçanti deputetes socialiste Ermonela Felaj, referuar punësimit të të afërmeve të saj në organin e akuzës.

“Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare. Turp, turp, turp!”, iu drejtua Berisha-Felajt.