Presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur të qëllojë balonën spiune kineze, ndërsa ajo të kalojë mbi Atlantik me qëllim që ta studiojë se cilat ishin synimet e saj.
Mjeti ajror është ndjekur gjatë gjithë kohës teksa ai fluturonte përtej brigjeve lindore të SHBA dhe po mendohet të rrëzohet sapo ajo të jetë larg rajonit të Montanës, aty ku mbahen dhe disa armë bërthamore në një bazë ushtarake.
Sipas të dhënave nga zyrtarë të lartë, Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar që balona të rrëzohet në det për të shmangur incidentet tek civilët, pasi ende nuk është e qartë çfarë mund të sjellë rrëzimi i saj.
Balonat spiune zakonisht operojnë në lartësi deri në 36 km, por mjeti kinez ka zbritur në rreth 14 km, distancë që e bën atë të arritshëm nga një F-22 Raptor.
William Kim, specialist për balonat e survejimit në “Marathon Initiative”, në Uashington, u shpreh për AFP se balonat janë një mjet i vlefshëm vëzhgimi dhe janë të vështira për t’u rrëzuar.