Aktualitet Bandat përgjakin Elbasanin/ Tre të vrarë, një prej tyre turk

Bandat përgjakin Elbasanin/ Tre të vrarë, një prej tyre turk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nga një përplasje me armë zjarri, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj.

Report Tv ka mësuar i huaji është me kombësi turke, i identifikuar si E.K. Dy shqiptarët e vrarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh. Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre.

Viktimat ndodheshin në një makinë kur iu është bërë atentat. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë.

Njoftimi i policisë

Elbasan, Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.