Fjala “e virgjër” do të hiqet nga certifikatat e martesave islame në Bangladesh.
Ky është vendimi nga gjykata e lartë e vendit, pasi aktivistët e kundërshtuan termin duke e quajtur “poshtërues dhe diskriminues”.
Sipas ligjeve të martesës fetare në vendin aziatik, një nuse duhet të zgjedhë njërën nga tre opsionet në certifikatë – e virgjër, e ve ose e divorcuar. Aktivistët thanë se opsioni “beqare” duhet të jetë termi që zëvendëson atë paraprak.
Në një vendim të miratuar dje, Gjykata e Lartë e vendit urdhëroi qeverinë të hiqte termin në fjalë dhe ta zëvendësojë atë me “të pamartuar”, bën me dije AFP.
Gjykata pritet të botojë vendimin në gazetë zyrtare, dhe ndryshimet në certifikatë duhet të hyjnë në fuqi deri atëherë.
Grupet e të drejtave kishin kritikuar prej kohësh termin e përdorur në certifikatat e martesës që nga viti 1961 – duke thënë se kjo cenon privatësinë e gruas dhe konteston nderin e saj.