Banka amerikane e investimeve JPMorgan njoftoi të premten se pendohet që mbështeti 12 klube futbolli në fillimin e Super League, e cila filloi të shpërbëhej vetëm 48 orë pas njoftimit të themelimit për shkak të kritikave të ashpra nga bota e sportit, tifozëve dhe politikës.
“Ne nuk e kemi gjykuar qartë se si projekti do të mirëpritet në komunitetin e gjerë të futbollit dhe si mund të ndikojë në të ardhmen”, tha një zëdhënës i bankës. “Ne do të mësojmë diçka nga kjo.”
JPMorgan pati aprovuar një hua 3.5 miliardë euro për klubet themeluese të Super League për infrastrukturën dhe rikuperimin nga efektet e pandemisë, ndërsa tani pranoi se e kishte vlerësuar keq projektin.
Projekti i Superligës dështoi në 21 prill, më pak se 48 orë pas njoftimit të themelimit, kur tetë nga 12 klubet themeluese u dorëzuan. Konkretisht, natën vonë të së dielës, 12 klube të pasura të drejtuara nga presidenti i Realit Florentino Pérez njoftuan fillimin e Super League, e cila do t’u sillte atyre para shtesë në një kohë të rënies së të ardhurave të shkaktuara nga pandemia.
Por pastaj të hënën në mbrëmje ka një kthesë. Së pari, klubet angleze Manchester City, Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u tërhoqën nga Super League, dhe më pas të mërkurën Atletico Madrid, Inter dhe Milan. Tani ky mega-projekt është pezulluar.