Aktualitet Banorët e “5 Majit” rezistencë kundër shkatërrimit të shtëpive

Banorët e “5 Majit” rezistencë kundër shkatërrimit të shtëpive

Një përplasje është regjistruar mes banorëve të “5 Majit” dhe një grupi elektricistësh të cilët kishin shkuar në zonë për të bërë çinstalimet para se të ndërhyjnë fadromat për prishjen e shtëpive.

Banorët janë të vendosur të bëjnë rezistencë për të mos lejuar shembjen e banesave pa pasur një kontratë nga Bashkia e Tiranës.

Banorët kanë ndaluar inspektorët dhe prishjen e banesave të tyre për të cilët kanë investuar një jetë të tërë.

Ndërsa policia ka kërkuar të hapet rruga për të kaluar mjetet dhe i kërcënuan me procedim penal, por banorët nuk janë tërhequr.

“Fëmijët na pyesin: Babi do na prishin shtëpinë? Ku do të shkojmë?”, tha njëri nga banorët. Ndërsa disa të tjerë paralajmëruan se “nuk hapim rrugën për mjetet e IMT-së. IKMT pa shkelë mbi ne nuk ka për të hyrë“.

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.