Frenki De Jong, po mahnit Europën me performancat e tij me Ajaksin. Mirëpo Barcelona është treguar e shpejt duke i siguruar shërbimet e tij që në janar. Mesfushori dhe ekipi i tij i ardhshëm mund të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, por De Jongut i intereson pak kjo.
“Derisa të jem lojtar i Ajaksit, dua që kjo skuadër të fitojë. Nuk kam asnjë shqetësim nëse eleminoj Barcelonën, siç bëra edhe kundër Realit”, u shpreh mesfushori për “Four Four Tëo”.
Më tej ai komentoi edhe transferimin e tij. “Disa vite më parë shkova për të parë një miqësore të Barcelonës. Atje ishte Ronaldinjo, ishte tepër emocionuese që isha atje, sepse e pashë drejtpërdrejtë një lojtar si ai”, përfundoi De Jong.