Barça nuk del hapur, por është ende në pritje në lidhje me Neymar. E përditshmja katalanase ‘Mundo Deportivo’ ka dalë sot me një tjetër lajm të bujshëm, sepse raporton se klubi blaugrana do të tentojë këtë verë të rikthejë në Camp Nou “djalin plangprishës”, i cili në 2017 braktisi Barcelonën për Parisin.
Tani PSG nuk e lëshon aq lehtë futbollistin më të shtrenjtë në histori, duke pasur në dorë kontratën që zgjat deri në 2022, por dëshira e lojtarit duket se është të kthehet në Spanjë.
Barcelona e di, Reali e di, ndaj është një lojë në pritje, duke ndërtuar strategjitë, me shpresën se herët a vonë PSG do të japë sinjale pozitive, ndoshta edhe për faktin se Fair-Play financiar po e vë në vështirësi të mëdha.
Një arsye e fortë që mund ta bindë PSG të shesë Neymarin është nevoja për lojtarë edhe në repartet e tjera dhe Barcelona këtu mund të përfitojë, sepse është gati t’i ofrojë Ivan Rakitic, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembelé, ky i fundit i zbuluar nga Thomas Tuchel në Dortmund.
Të tre lojtarët anë shumë të vlerësuar në Paris dhe ndoshta një shkëmbim lojtarësh do të lumturonte të gjithë, përfshirë Kylian Mbappe, i cili para pak ditësh lëshoi një deklaratë të fortë: “Erdhi koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, në Paris apo gjetkë”.