Kryesore Sherri me shufra hekuri mes protestuesve të opozitës dhe bllofi i Berishës,...

Sherri me shufra hekuri mes protestuesve të opozitës dhe bllofi i Berishës, Rama: Barbari, pabesi

“Barbari, pabesi dhe turp”, e konsideroi sot Kryeministri Edi Rama atë që ndodhi mbrëmë mes protestuesve të opozitës të cilët u rrahën me njëri-tjetrin me shufra hekuri, ndërsa deputeti Sali Berisha akuzoi Policinë e Shtetit.

Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foto të dy protestuesve të dhunuar, ndërsa akuzoi Policinë për dhunë ndaj tyre.

Sipas ish-kryeministrit “Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqësor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela”.

Ndërkohë në një kronikë të publikuar nga Report Tv shihet përplasja mes tyre e dy grupeve të protestuesve, pamje të të cilat rrëzojnë këtë qëndrim të ish-kryeministrit, pasi babë e bir janë plagosur në kokë gjatë një sherri mes protestuesve të armatosur me shufra hekuri.

Në këto pamje, Erjon Çela është protagonist i një përplasjes mes protestuesve të pajisur me hunj. Më pas në konflikt shihet edhe babai i tij, Ymer Çela. Në këtë moment, protestuesit e nisur për tek parlamenti i sulen grupit të Çelës dhe e qëllojnë me shufra hekuri në kokë.