Lulzim Basha nuk preferoi të tregojë në studion e emisionit “Open” në TCH nëse zyrtarët e SHBA i kanë dhënë prova kundër Berishës kur i kërkuan që atë ta largonte nga grupi parlamentar, ndërsa zbuloi se Berisha i ka thënë “që para vetes nuk vë as PD as demokratët”.
“A do të pranoja unë izolimin e PD nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PD ka pasur një standard me SHBA. Vendimin nuk e ka marrë Moska, apo Kazakistani. Kjo nuk është hera e parë që PD përballet me kërkesa të SHBA.
Vendimi nga unë u mor vetëm për të shmangur këtë lloj përçarjeje.
Se çfarë di unë dhe që unë kam vendosur të mos pështyj mbi 16 vjet bashkëpunimi mbi Berishën, e di unë.
Pse nuk u hodh për vendim në bazë? Nuk zgjidhte gjë. Skenari A, një ndarje e bazës 50 me 50 do të shkonte në ndarje të PD. Skenari B, do votonin 70% për largimin e Berishës. A do të ishte kjo e mirë për të? Skenari C, do të ikja unë. Çfarë do të sillte kjo? Do të sillte sërish dilema mbi PD.
Berisha ma ka thënë që para vetes nuk vë as PD as demokratët. Dhe unë i kam thënë që unë do marr vendimet e mia, ti merr vendimet e tua” – tha Basha.