Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim me të rinjtë në selinë e PD-së, të cilëve u kërkoi që t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit në kryeqytet.
Basha njoftoi gjatë takimit se vajza e Azem Hajdarit i bashkohet PD-së, pas studimeve në SHBA, ndërsa premtoi se ligji i Arsimit të Lartë do të anulohet kur PD të vijë në pushtet.
“Shikoni çfarë ligji kaluan për arsimin e lartë. Centralizim total, nëpërkëmbje e pedagogëve…Tani rriten shpenzimet, rriten tarifat. Prandaj është e domosdoshme ta zmbrapsim. Dita ime e parë si Kryeministër do jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Do të jem në krahun tuaj. Cili qëllimi i kësaj? Të ndalë të keqen, të ndalë largimin e të rinjve, të nisë rikthimin e tyre”, tha kreu i opozitës.