Aktualitet Basha flet me burime: 800 mijë eurot që iu gjetën biznesmenit janë...

Basha flet me burime: 800 mijë eurot që iu gjetën biznesmenit janë të Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në Facebook se shuma e 800 mijë euro që iu gjet në automjet biznesmenit Orest Sota është e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha thotë se ka burime të sigurta për pretendimet e tij.

Ai shton gjithashtu se Sota dhe Tahiri kanë udhëtuar disa herë jashtë shtetit bashkë.

Postimi i Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:

“1- E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

2-Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3- Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4- Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”