Duke marrë shkas nga protestat në Rumani ku populli është ngritur kundër qeverisë, kryetari i PD ka bërë thirrje që shqiptarët me 18 shkurt të ngrihen të protestojnë me të njëjtën frymë.
Në një takim në Kamëz, Basha u shpreh se familjet shqiptare kanë arritur fundin nga varfëria duke kryer dhe akte ekstreme.
“Janë braktisur pensionistët, familjet në nevojë dhe të pamundurit dhe një grup njerëzisht janë pasuruar. Thirrja ime është të ngrihemi bashkë në shembullin e kombeve të civilizuara si Maqedonia dhe Rumania t’i japim qeverinë shqiptarëve”.
Sipas Bashës, 4 vite më parë kryeministri Rama gënjeu shqiptarët me premtime elektorale.
“Katër vjet më parë këtu Rama premtoi se do bënte gjithcka për të pamundurit, taksat u rritën çmimet u rritën, asnjë nga familjet s’ka pasur rritje të ndihmës ekonomike. Paratë e faturave të rritura nuk kanë shkuar për shkolla dhe spitale as për rritje pensionesh as për vende pune. Familjet janë shtyrë drejt dëshpërimit dhe vetëvrasjes”.
Ndërsa duke u ndalur tek protesta e opozitës më 18 Shkurt, Basha theksoi se lëvizja që po nis në vend, është e pakthyeshme.
“Mos prisni asgjë të mirë nga kjo qeveri. Ndaj e kanë lidhur fatin me krimineleët dhe korrupsionin. Do i japim fund politikes që gënjen. Më 18 shkurt do kthejmë qeverisjen tek qytetaret. Qytetaret do mblidhen për të rrëzuar qeverinë e kriminalizuar. Me 18 shkurt lëvizja që nisim bashkë do të jetë e pakthyeshme”.