Politika Basha imiton Trump dhe sulmon “Top Channel-in”: Lajme fallso në shërbim të...

Basha imiton Trump dhe sulmon “Top Channel-in”: Lajme fallso në shërbim të Ramës

Kreu i PD-së Lulzim Basha që kur Donald Trump u zgjodh president në SHBA ka nisur ta kopjojë, ashtu sicc bënte Erion Veliaj me Barak Obamën.

Basha përdori zhargonin e Donald Trumpit për të etiketuar median që nuk i pëlqen lajmi.

“Fake nees” – lajme fallso, thoshte Trump për CNN dhe gjithë mediat që ngrinin pikëpyetje mbi premtimet e fushatës së tij. “Fake News”, thotë Lulzim Basha për Top Channel sot.

Ky televizion, në një kronikë të sotme, shkruante se Rama do ti fitonte sërish zgjedhjet. Koalicioni i ri do kishte 72 mandate dhe LSI e vetme 11.

Por Basha e ka cilësuar këtë lajm si të pavërtetë dhe ka thënë se Top Channel është në shërbim të Ramës.

“Njelloj si Rama edhe TopChannel e paska shpallur rezultatin pa u bere zgjedhjet fare. #FakeNews #LajmeFallso ne sherbim te Rames. Fshehin realitetin dhe gatuajne genjeshtra perdite e per ore. Turp!”, shkruan Basha në Facebook.