Në rubrikën “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka treguar si ia kërkoi dorën Aurelës së bashku me dajën e tij që u nda nga jeta në Shtator me të cilin kishte marrëdhënie shumë të ngushta dhe e ka dashur shumë. Ai ka marrë dajën dhe kanë shkuar të dy tek familja e Aurelës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe shprehet se mund të jetë shqiptari i fundit që mund të ketë shkuar me dajën për të kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme.
Ardit Gjebrea: Ju ia kërkuar dorën në shtëpi Aurelës siç ishe dhe tradita e asaj kohe?
Lulzim Basha: Pse duhet të flasim dhe për dasmën këtu apo jo?
Ardit Gjebrea: Po tani dhe pak.
Lulzim Basha: Pa diskutim që po, madje jua them se si ka ndodhur sepse është dhe një moment i veçantë për mua prekës. Daja im që u nda nga jeta në Shtator me të cilin kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën. Aurela punonte dhe jetonte në Holandë, unë jetoja dhe punoja në Prishtinë. Sigurisht vjen një moment që babai më kujtoi që ishte martuar 27 vjeç etj etj. Unë i thashë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë, e tha dakord por ti në Kosovë, ajo në Holandë, ne nuk jemi aq të rinj etj etj dhe i them dakord.
Bëj një bisedë me Aurelën dhe më thotë po ne jemi bashkë, por nëse është e rëndësishme dhe duhet bërë, patjetër. Për dorën çohet daja, shkoj i them, dajë erdhi momenti të shkojmë të kërkojmë dorën e nuses së nipit. Shkojmë në këmbë tek banesa e Aurelës, pasi i kishim njoftuar paraprakisht për t’i kërkuar dorën, pas një marrëdhënie shumëvjeçare. Sigurisht ne ishim njohur e kishim miqësi me familjet e njëri-tjetrit, por ishte një takim tipik formal. Kur e kujtoj, them me vete ndoshta jam shqiptari i fundit për të çuar dajën për t’i kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme.
Lulzim Basha folur dhe për dasmën e tyre, ku tregon se ka qenë një festë shumë e madhe me mbi 600-700 të ftuar dhe kishin rreth 120 miq të huaj që vinin nga Amerika, Kanadaja Holanda etj. Ishte një festë e bukur që ata e mbajnë në kujtimet e tyre. Ata edhe pas martese kanë jetuar të ndarë për 1 vit e gjysmë, Basha në Kosovë dhe Aurela në Holandë, por në vitin 2005 çifti vendosi të jetonin në Shqipëri pas zgjedhjeve, ku Luli i zgjodh si ministër.