Kryetari i Partisë Demokratike përpiqet me çdo lloj mënyre të mbajë gjallë frymën e protestës mes mbështetësve të tij, e këtë e tregon edhe me reagimin e fundit në rrjetet sociale, ku përsërit prej së shtunës mbrëma të njëjtin mesazh që dha edhe gjatë protestës së fundit të dhunshme kombëtare.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj, që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!”, shkruan Basha në Facebook.
Në reagimin e tij, gishtin e përgjegjësisë e drejton te kryeministri Rama.
“Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet”!
Reagimi i kryedemokratit Basha vjen dy ditë pas protestës kombëtare në Tiranë të opozitës së bashkuar, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.