Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të dielë kryesinë e partisë për të diskutuar mbi organizimin e protestë së 16 marsit.
Burime nga selia blu bëjnë të ditur se Basha ka deklaruar se largimi i Edi Ramës është çështje e emergjencës kombëtare.
“Në vend nuk ka normalitet. Për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe qeveri të kapur me krimin nuk pranojmë”, ka thënë Basha.
Në lidhje me organizimin e protestës së 16 marsit, Basha ka kërkuar që të kontaktohen sa më shumë njerëz.
“Të mbajmë lart frymën antiqeveri, të bëjmë për vete elitën e çdo fushe. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave. Largimi i Ramës është çështje e emergjencës kombetare“, ka thënë Basha.