Kreu demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur fjalimin e tij para protestuesve, duke i bërë thirrje atyre të mos largohen.
Protestuesit kanë ndezur blicët e celularëve duke përhapur dritën e tyre përgjatë gjithë bulevardit.
Tensionet me policinë, tymi, flakët, molotovi dhe gazi lotjellës ia lanë vendin një momenti qetësie. Bulevardi u ndriçua i gjithi me dritat e celularëve të protestuesve.