Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu bashkua protestës së banorëve të Unazës.
Teksa u bëri thirrje edhe socialistëve “të ndershëm”, siç i cilësoi ai, t’i bashkohen protestës së opozitës, e cilësoi Ramën një “kufomë politike”, që duhet të largohet për t’i hapur rrugë integrimit.
Me këtë qeveri, u shpreh Basha, nuk kanë për t’u hapur as negociatat.
“Ju duhet të vendosni për të ardhmen tuaj, ju duhet të vendosni për parlamentin dhe qeverinë që meritoni, ju duhet të vendosni që t’i jepni fund njëherë e mirë politikës që është bërë njësh me krimin. Mos mungoni në takimin tuaj me historinë në 16 mars. Me Edi Ramën nuk ka Europë, nuk ka për të pasur negociata, këtë e dinë edhe socialistët e ndershëm dhe u bëj thirrje dhe atyre të marrin pjesë në protestë”, tha Basha.