Extra Kush është super xheloz dhe kush thotë më shpesh “të dua”! Orinda...

Kush është super xheloz dhe kush thotë më shpesh “të dua”! Orinda Huta befason me përgjigjen

Orinda Huta ishte sot e ftuar në programin BECAFFEE, tek “ E Diela Shqiptare”, ku zbuloi disa të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me bashkëshortin Turjan Hysko, duke filluar që nga mënyra sesi flenë dhe deri te xhelozia.

Moderatorja shqiptare rrëfeu se është më tepër xheloze se Turi, dhe kjo ndoshta sepse e shpreh më shumë se ai.

Megjithatë kur është fjala për të shprehur dashurinë, Turi është më i gatshëm dhe thotë më shpesh “të dua” se Orinda Huta.

“Turjani thotë më shumë të dua, po dhe unë e dua pafund”, tha moderatorja.

E ngacmuar nga aktori Erion Isai, se çfarë lidhje ka një tiranase me një beratas, Orinda u shpreh: “Epo mistreclliku i Beratit rri mirë me qetësinë e Tironës”.

Orinda Huta tregoi me shaka se zgjohet me herët dhe se Turi e hedh më shpesh nga krevati pasi ajo lëviz shumë.

Sa i përket pyetjes më të përfolur mbi shtatzëninë e Orindës, kjo e fundit e tha troç njëherë e mirë: “Në momentin që do të mbetem shtatzënë do ta merrni vesh me të madhe”.